U masakrua me thikë në Islandë, ja kush është 21-vjeçari nga Skrapari që vdiq nga plagët (Foto)

617
I riu shqiptar i cili vdiq nga plagët e tij pasi u godit me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavikut, Islandë në orët e para të 3 dhjetorit është identifikuar si Klevis Sula, 21 vjeç.
Sula, lindur në Skrapar, nuk mundi dot t’ia dilte pas plagëve të marra për shkak të sulmit të rëndë me thikë ndaj tij dhe një shoku të tij, po shqiptar që ndodhi të dielën më 3 dhjetor në kryeqytetin e Islandës.
Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Rejkjavik në 15 dhjetor 2017.
Lajmi i ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit nga Skrapari u publikua edhe në faqen zyrtare të Policisë Islandeze dhe në shumë media të Islandës ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Corovoda Online i referohet edhe një shkrimi të pasdites së sotme 8 dhjetor 2017 në portalin visir.is ku pasqyrohet lajmi i ndarjes nga jeta të një prej viktimave të agresionit të fundjavës që lamë pas. Me një titull të fortë Visir pak pas orës 18:09 shkruante “Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli”.
Fatkeqësisht, 20 vjeçari nuk mundi të mbijetoj pas goditjeve me thikë që i shkaktuan një gjendje të rëndë shëndetësore dhe që nuk mund të përmirësohej në LandSpitalaium apo Spitalin Kombëtar të Islandës ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.


Sigal