U lirua nga amnistia, tenton të grabisë supermarketin

363
Sigal


TIRANË–
Qëndron disa kohë në qeli për vjedhje, por dhe pasi del nga telat, i rikthehet zakonit të vjetër. Vetëm një muaj pas lirimit nga amnistia, një 25-vjeçar ka tentuar të grabisë me armë dhe i maskuar një supermarket në zonën e Yzberishtit. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë dhe është parandaluar nga prezenca pranë vendit të ngjarjes e dy agjentëve të Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës. Agjentët kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë thirrje të dorëzohej 25- vjeçarit Bunga, që i armatosur me pistoletë ishte maskuar me një kapelë, shall dhe kapuçin e bluzës që mbante veshur. E kanë ndjekur dhe e kanë kapur ndërsa nuk e kanë pasur të vështirë ta identifikojnë Bungën, i cili në vitet e fundit është shoqëruar dhe arrestuar disa dhjetëra herë për vjedhje dhe plaçkitje. Herën e fundit ishte arrestuar nga Komisariati Nr. 4 i policisë së Tiranës në muajin nëntor, dhe është liruar një muaj më parë duke përfituar nga amnistia. Bunga është siguruar në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 6 dhe akuzohet për tentativë grabitjeje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Fenomeni i grabitjeve që është në rritje, shpesh dhe me viktima po bëhet shqetësim serioz këto kohët e fundit, duke e bërë jetën e njerëzve të pa sigurt.