U largua nga vendi i aksidentit, arrestohet shoferi në Korçë

570
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që u përplas pasditen e djeshme me një makinë dhe më pas me një motor në unazën e qytetit në Korçës.
Në pranga ka rënë Aleks Spahiu, 24 vjeç, banues në fshatin Velitërnë. Në njoftimin e policisë thuhet se: “Më datë 29.04.2018, në unazën e qytetit, në lagjen nr 10 Korçë, shtetasi Aleks Spahiu, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, me targë AA617DC, është përplasur me mjetin tip “BMË ”, me targë AA022GC, të drejtuar nga shtetasi A.D, 19 vjeç, banues në Korçë, më pas me mjetin motorr tip “Dayang”, pa targa me drejtues shtetasin P.Th dhe është larguar nga vendngjarja”.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi P.Th, i cili po merr ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj 22 vjeçarit P.Th, banues në Korçë.
Sigal