U kthye vonë nga festa, shqiptarja e dehur rreh të dashurin

382
Sigal

Një 24-vjeçare shqiptare në Itali ka rrahur të dashurin, ndërsa më pas ka përfunduar në prangat e policisë. Mediat fqinje raportojnë se vajza ka kundërshtuar me dhunë karabinierët që i kishin shkuar në shtëpi për ta arrestuar pas njoftimit të fqinjëve që kishin dëgjuar zhurmat. Ngjarja ndodhi në Faenza afër Bolonjës. Emri i vajzës nuk bëhet me dije. Ajo ka qenë në gjendje të dehur kur bëri sherr me të dashurin. Mësohet se shkak i sherrit ishte fakti që djali u kthye vonë nga një festë me miqtë e tij.