U kapet heroinë dhe armë, arrestohet banda e shpërndarësve të drogës në Durrës

67
Një sasi prej 600 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Kumini” në qytetin e Durrësit. 
Në pranga kanë përfunduar 4 persona të cilët dyshohet se janë anëtarë të një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Të arrestuarit janë Leonard Vangjeli 36 vjeç, banues në Durrës;
•Endrin Hoxha 30 vjeç, banues në Durrës;
•Idlir Topçiu 41 vjeç, banues në Durrës;
•Adriatik Beli 37 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë se shtetasit e arrestuar janë persona me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre , iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material:
• rreth 600 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine;
një makinë tip Benz me targa AA 557 GE;
•një peshore elektronike;
• një thikë profesionale;
• shtatë aparate celularë. (ne foto lart)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.