U kapën teksa trafikonin shqiptarët, dy britanikë nën akuzë

433
Dy britanikë 35 dhe 33 vjeç janë akuzuar për trafikim të paligjshëm të qenieve njerëzore, pasi një gomone me 18 shqiptarë mbi të u shpëtua pranë brigjeve të Kentit gjatë fundjavës. Akuza ndaj tyre është ngritur për shkelje të “Aktit të Emigracionit”, teksa janë mbajtur në paraburgim derisa dolën para gjykatës “Medway Magistrates” mëngjesin e kësaj të hëne.
Roja Bregdetare, Institucioni Mbretëror Kombëtar për Shpëtimin e mjeteve të lundrimit, si dhe dy anije të Forcës Kufitare u përfshinë në operacionin për shpëtimin e gomones, që u përball me vështirësi pranë brigjeve të Dymchurch natën e së shtunës. Dy trafikantët britanikë u shpëtuan së bashku me 18 emigrantët e paligjshëm shqiptarë, dhe së bashku iu dorëzuan oficerëve të Forcës Kufitare për t’u dërguar më pas në Dover e për t’u marrë në pyetje. Një gomone e ngjashme u zbulua më pas në plazhet e Dymchurchit. Nëse ka lidhje ngjarja e djeshme me këtë mjet, kjo ende nuk është konfirmuar, por kreu i Rojes Bregdetare franceze, Bernard Barron tha për “Sky News” se kalimi i ngushticës së La Manshit është tepër i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për të tilla mjete.
Sigal