U kapën me armë dhe 100 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

532
Tre shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e së enjtes nga policia italiane në Bolonja, që ka sekuestruar një pistoletë gjysmë automatike dhe 96 mijë euro të falsifikuara. Efektivët e policisë pikasën dy makina të dyshimta në komunën a Zola Predosa, të cilat i ndaluan në komunën Monte San Pietro, raportojnë sot mediat lokale.
Pas kontrollit të një prej mjeteve dhe personave që udhëtonin me to, efektivët kanë gjetur një që qese celofan ku ishte një pistoletë gjysmë automatike e kalibrit 7.65 me një karikator me 9 plumba, e cila rezultonte e vjedhur 17 vite më parë në provincën e Varese, dhe tufa me kartëmonedha 50 euro të falsifikuara, por që dalloheshin lehtësisht. Gjithsej, u gjetën 96 mijë euro. Materialet e gjetura janë sekuestruan, ndërsa tre personat e ndaluar që udhëtonin në makinë, dy shqiptarë, 30 dhe 33-vjeç, së bashku me një 58-vjeçar italian janë arrestuar dhe janë dërguan në burgun e Bolonjas.
Në pranga është vënë edhe një 38-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me automjetin tjetër, mbi të cilin rëndonte një burgim prej 1 vit, 4 muaj dhe 27 ditë burg. Të katër nuk kanë dhënë asnjë informacion për arsyen e pranisë së tyre në provincën e Bolonjës, duke qenë se vinin të gjithë nga Lombardia.
Sigal