U kapën me 80 kg drogë, gjykata vendos masën e sigurisë për 6 të arrestuarit në Shkodër

404
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka vendosru masën “Arrest me burg” për 6 personat e arrestuar gjatë një operacioni të policisë në Tamarë të Malësisë së Madhe.

Disa ditë më parë policia e Shkodrës dhe Malesisë së Madhe kapën 80 kilogram drogë e dyshuar si e llojit canabis sattiva. Policia arrestoi 6 shtetas: Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj.

Këta shtetas u arrestuan në Tamare te Malesise se Madhe ne afersi te nje pike kufitare duke tentuar ta transportojne sasine e droges drejt Malit te Zi. Keta persona dyshohen si nje grup qe mundesonin transportin e droges.

Arrestimi i tyre u be pas informacioneve ne rruge operative dhe nje hetimi disa mujor permes metodave speciale.