U kapën me 41 kg marijuanë në makinë, pranga grekut dhe dy shqiptarëve në Athinë

547
Dy shqiptarë dhe një grek janë vënë në pranga nga policia në Athinë, pasi janë kapur duke transportuar mbi 41 kilogramë marijuanë. Ndalimi i tyre u gjatë operacionit të policisë greke të realizuar në Salaminë, në Athinë, ku gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 40 pako me marijuanë.
Lënda narkotike e cila arrin peshën totale 41 kg 920 gramë marijuanë, ishte fshehur në një vend të posaçëm në mjet.

Sakaq, policia ka vënë në pranga shqiptarin 32-vjeçar dhe shtetasin grek 58 vjeç, të cilët ndodheshin në makinën ku u gjet droga, e më pas u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tyre, një shqiptar 34-vjeçar.

Policia greke sekuestroi dy automjete, 9 aparate celularë, si dhe 350 euro.
Sigal