U kapën me 10 mln euro drogë, 1 shekull burg e qindra mijëra euro gjobë shqiptarëve në Pire

77

Autoritetet gjyqësore greke kanë dënuar grupin që merrej me trafikun e hashashit në Shqipëri- Greqi-Itali.

Anëtarët e grupit u dënuan me gati një shekull burgim për trafikimin e drogës në rrugë detare.

Më konkretisht: 

Një avokat i njohur në Pire u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burg pa pezullim si dhe një shumë prej 70,000 eurosh.

Një nga dy vëllezërit, biznesmenë në Athinë, u dënua me 13 vjet burg dhe një gjobë prej 60,000 euro. Vëllai i dytë u lirua.

Një i katërt i arrestuar, ishte operator vinçi dhe i angazhuar në tranportimin e drogës me mjete detare, duke u dënuar me 13 vjet burg si dhe 60,000 euro.

Krye i gjykatës së Pireut, ka vendosur që dy shqiptarë, baronë të trafikut të drogës, të dënohen me 23 dhe 24 vjet burgim dhe me gjobë respektivisht 100.000 euro dhe 250,000 euro.

Tre shqiptarë të tjerë që drejtonin skafet duke dërguar hashashin nga Shqipëria në Greqi u dënuan njëri me 14 vite burg dhe dy të tjerët me nga 13 vite burg.

Ata do të deportohen në Shqipëri pas kryerjes së dënimit, informojnë mediat greke.

Më 7 prill të vitit të shkuar, u sekuestrua një ngarkesë prej 1,449 kg hashash, që po transportohej në drejtim të Greqisë me një vlerë totale prej 10 mln eurosh.

Skafet me drogë u ndoqën me shpejtësi të lartë në det nga roja bregdetare, si dhe helikopterë me snajpera. Tre shqiptarë u arrestuan më pas.