U kap me studenten në motel, habit pedagogu shqiptar me justifikimin e tij

450
Sigal

Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës ka pezulluar nga detyra një pedagog të degës së Ekonomisë, pasi kishte shkuar me një studente në motel.

Vendimi i marrë për pedagogun I.K., është konfirmuar nga rektori Fadil Millaku. Komisioni i Etikës kishte vendosur për pezullimin e pedagogut që në tetor të vitit 2018, por së fundmi ky vendim është legjitimuar nga policia e Kosovës.

Ndërkohë, vetë pedagogu ka habitur me mënyrën se si është justifikuar:

“Kam shkuar për të pirë vetëm kafe. Ky është një kurth, duan të më eleminojnë.”

Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore e Pejës, ndërsa prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim për të marrë edhe dëshminë e studentes.