U kap me pasaportë shqiptare të faslifikuar, arrestohet kosovari në Muriqan

433
Policia Kufitare arreston një shtetas Kosovar për falsifik të pasaportës dhe letërnjoftimit.
Personi i arrestuar është Mergim Smajlaj, 24 vjeç, lindur në Dujak, Gjakov, me kombësi Shqiptare dhe shtetësi Kosovare
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi “Me datë 26.11.2015 ora 17:00 është paraqitur në Muriqan për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë me pasaportë shqiptare dhe gjatë kontrollit të këtij dokumenti është konstatuar se pasaporta e lëshuar në emër të shtetasit A. K. 24 vjeç lindur në Shkodër me fotografi të shtetasit Mergim Smajlaj e dyshuar se është e fallsifikuar.
Pas kontrollit më të hollësishëm në vijën e dytë shtetasit Mergim Smajlaj ju gjetën edhe një kartë identiteti Shqiptare dhe një leje drejtimi automjeti Shqiptare e lëshuar në emër të shtetasit A. K. , të lëshuara me datë 06.11.2015.”
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale për veprën penale “Fallsifikim i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Sigal