U kap me lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

415
Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Roland Kovaçi, 36 vjeç, banues në lagjen “Dunavat”, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e sotme, rreth orës 00.55, gjatë kontrollit të ushtruar, u kap 3.4 gr lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal