U kap me heroinë, shqiptari dënohet me burg në Francë. Ja emri

475
Një gjykatë franceze ka dënuar me 2.6 vite burg një shqiptar të akuzuar për trafik heroine. Ai është Elsaid Lukaj, të cilit iu ndalua gjithashtu hyrja në territorin francez.

22-vjeçari shqiptar pranon se ka mbajtur në banesën e tij në Rue de Blanzat doza heroine nga datat 1 maj deri në 9 gusht, ditën kur u arrestua.

Hetuesit thanë se policia i kishte sekuestruar shqiptarit 93 gram heroinë dhe 4500 euro. Para trupit gjykues, i shoqëruar edhe nga një përkthyes, Elsaid Lukaj foli shumë pak por sqaroi se kishte punuar i vetëm dhe nuk kishte asnjë bashkëpunëtor.

Ndërsa prokuroria franceze dyshon se shqiptari është vetëm njëri prej anëtarëve të një rrjeti shqiptar droge që vepron në rajonin e Clermontit dhe është shumë aktiv në shitjen e heroinës. Akuza kërkoi 3.6 vite burg, kurse gjykata vendosi si dënim 2.6 vite
Sigal