U kap me drogë para Krishtlindjeve, arrestohet shqiptari

340
Sigal

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike.  Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet  i ditur vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane.

Ata arritën të gjenin rreth 80 kg marijuanë, 10 kg hashash dhe  38. 500  të ardhura të  cilat vinin nga aktiviteti ilegal.

Droga u sekuestrua menjëherë ndërsa 26-vjeçari përfundoi në burg. Policia dyshon se droga ishte destinuar për tregun gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve.