U kap me 863 mijë euro, dosja e biznesmenit kalon të Krimet e Rënda. Çështja e patentave të Tahirit…

56
Çështja për biznesmenin Orest Sota të arrestuar disa ditë më parë në Elbasan do t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për hetimin e Sotës.
Dosja e biznesmenit ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe Sota pritet të dalë për 10 ditë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Hetimi për rastin, tashmë i kalon task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. Ndërkaq, Sota duhet të vetëtojë burimin e parave që iu sekuestruan.
Ndërsa çështja e patentave deri më tani nuk përbën vepër penale. Nëse ish-ministri Tahiri po tenton që të fshehë provat, dosjet do të bashkohen.