U kap me 30 gram heroinë, arrestohet shqiptari në Itali

52
Beki Tola është shtetasi shqiptar i arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 30.7 gram heroine në mbathje ditën e djeshme (19 gusht) në Rossano. Droga e gjetur pas disa analizave të bëra, rezultonte të ishte e pastër, pra gati për t’u prerë dhe e destinuar për t’u shitur, shkruajnë mediat italiane. Arrestimi ishte rezultat i kontrollove të shumta të kryera nëpër autobusë, për personat që vinin nga province e Kozencës. Pas një kontrolli që iu bë çantës së tij, çdo gjë ishte në rregull por Beki Tola tregoi shenja nervozizmi që i shtynë karabinierët ta shoqëronin në Komisariatin e Cossano-s, për t’iu nënshtruar kontrollit të plotë të trupit.