U kap me 15 qeska kokainë në çorape, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari në Londër

405
Një shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën 15 qeskëza kokaine të futura në çorape, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg. Pas një hetimi të policisë londineze, Besad Peraj, 24 vjeç, u dënua të martën (30 Gusht) pasi pranoi fajësinë për posedim lëndësh narkotike me qëllim shpërndarjeje, për posedim të dokumenteve të falsifikuara si edhe për posedim të sendeve të vjedhura.
Brenda makinës, të fshehur mbrapa timonit ishin 3 çorape, tek te cilat u gjetën gjithsej 15 qeskëza, që rezultuan se kishin kokainë. Ato u sekuestruan nga policia, së bashku me një sasi parash të gjetura në makinë, si edhe makina gjithashtu. Në telefonin që Peraj kishte në dorë kur u ndalua nga policia, u zbuluan mesazhe që përdoren rëndom nga trafikantë droge të rrugëve, që përfshinin adresa dhe një përllogaritje të kohës së nevojitur për të arritur në destinacione të caktuara, si edhe gjëra të tjera të shkruara në shqip.
Gjykata dha dënim me 3 vite e 8 muaj burg për Perajn, i cili me ta kryer atë do të deportohet në Shqipëri. Një oficer londinez, Joe Farrel, tha: “Ky rast tregon se ne bëjmë gjithçka mundemi për të çuar kundravajtësit përpara drejtësisë. Në qytetin e Londrës nuk mund të tolerohen kundravajtje të tilla. Ne shpresojmë se dënimi që iu dha Perajt do t’i dekurajojë personat që mendojnë të kryejnë veprimtari të tilla kriminale; thjesht nuk ia vlen”.
Sigal