U kap me 10 kg heroinë, shqiptari 5 vite burg e 15 vite i përjashtuar nga…

544
Një shqiptar duhet të vuajë 5 vite burg pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramësh heroinë. Por pas përfundimit të burgut ai nuk do të ketë të drejtë për 15 vite që të futet në Zvicër.
Dënimi është dhënë një ditë më parë për një 28-vjeçar shqiptar nga ana e gjykatës së Luganos në Zvicër, shkruan SYRI.net.
Siç bëjnë të ditur mediat vendase, 28-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte kapur duke transportuar 10 kilogramë heroinë për llogari të personave të tjerë.
Prokuroria kishte kërkuar 5 vite e gjysmë burg, por gjykata kishte dhënë vetëm 5 vite. Shqiptari ishte kapur me 5 kg heroinë në muajin korrik të vitit të kaluar. Ai kishte treguar për policinë se ishte hera e 3-të që kishte udhëtuar me drogë për në Zvicër, duke transportuar drogën për llogari të një shqiptari tjetër, bën të ditur SYRI.net.
Në total ai kishte transportuar 10 kilogramë heroinë. Për çdo rrugë paguhej nga 3 mijë euro.
Sigal