U kap duke shpërndarë heroinë në gjimnaze, për çfarë ishte dënuar më parë 35-vjeçari nga Fieri

529
Sigal

Enri Manaj, një 35-vjeçar nga Fieri, është arrestuar ditën e sotme nga specialistët për hetimin e narkotikëve në Tiranë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Së bashku me dy persona të tjerë, ata shpërndanin doza heroine në shkollat e mesme të kryeqytetit.

Në informacionin e shpërndarë nga policia e Tiranës thuhet se 35-vjeçari Manaj rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, por kjo nuk është e vetmja vepër penale që rëndon mbi të.

35-vjeçari Manaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2008, pasi në bashkëpunim me një tjetër person akuzoheshin se shfrytëzonin një adoleshente për prostitucion.

Ndërsa më herët ai ishte dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.