U kap duke ngarkuar dru në makinë, 41-vjeçari dhunon inspektorin pyjor

578
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se goditi për shkak të detyrës inspektorin e Policisë Pyjore. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se Çlirim Çela, banues në fshatin Buzaisht akuzohet se goditi me sende të forta shtetasin B.R, 43 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimet e marra rezulton se motivi i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit mes tyre, pasi shtetasi Çlirim Çela është konstatuar nga inspektori i Policisë Pyjore, me një mjet tip “Benz” të ngarkuar me një sasi lende dru zjarri, në afërsi të fshatit Buzaisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Godet për shkak të detyrës pas një konflikti të çastit, inspektorin e Policisë Pyjore.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Çlirim Çela, 41 vjeç, banues në fshatin Buzaisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 26.12.2017, ky shtetas për shkak të detyrës dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B.R, 43 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimet e marra rezulton se motivi i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit mes tyre, pasi shtetasi Çlirim Çela është konstatuar nga inspektori i Policisë Pyjore, me një mjet tip “Benz” të ngarkuar me një sasi lende dru zjarri, në afërsi të fshatit Buzaisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Sigal