U hodh nga pallati/ Ja nga se humbi jetën menaxheri suedez i kazinosë

493
Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmon se vdekja e menaxheri të Regency Casino ka ardhur si pasojë e politraumës. Ndërsa pak orë pas vetëvrasjes bashkëshortja e Jim Backlund i dedikon mesazhin e lamtumirës duke u lutur që ai të shkoj në parajsë, larg kësaj bote të ndyrë.
Politrauma e shkaktuar si pasojë e përplasjes me dyshemenë është shkaku i vdekjes së Jim Backlund, 40 vjeçarit suedez, menaxher i Regancy Casino në kompleksin Taiwan. Burime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se Bakclund ka pësuar një politraumë me 4 dëmtime dhe hemoragji e ka i kanë shkaktuar atij vdekjen.
Të njëjtat burime sqaruan se trupi i pajetë i Backlund ndodhet pranë Mjekësisë Ligjore dhe pritet që të tërhiqet prej aty nga familjarët. Pak orë pas kwsaj ngjarje ka reaguar për herë të parë dhe bashkëshortja shqiptare e Backlund, e cila në një shënim në rrjetet sociale shkruan: “I lutem Allahut të të marrë në parajsë, në një botë më të mirë se sa e ndyra që është këtu. Dhe në kthim, të lutem përkujdesu për ne”.
Sigal