Sigal

Përmet

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur datë 09.08.2018 ku shtetasi N.S, 57 vjeç,  dyshohet se është vetë hedhur nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë ju informoj se:

Pas  kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe  polumbarëve të  Reneas, mesditën e sotme  është bëre e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të shtetasit N.S, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.