Një 23 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi kishte shkelur urdhër-arrestin shtëpiak.
I riu Florian Rexhepi, ishte nën arrest shtëpiak për evazion fiskal.
Policia e pikasi atë në mes të rrugës dhe u ndal për ta kontrolluar. Dyshimet dolën të vërteta.
I riu i tha forcave të rendit se kishte dalë nga shtëpia vullnetarisht për shkak se ishte grindur me nënën e tij.
Policia e riktheu atë në banesë, në pritje të procesit të drejtpërdrejt gjyqësor.