U gjet në pusetë, sekuestrohet 15 kg hashash në Tropojë

472
Operacioni antidrogë i koduar “Lugu i Zi” i Policisë së Tropojës ka sekuestruar rreth 15 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Kështu në aksin rrugorë Qafë-Morinë-Viçidol, në pusetën e ujit që shkon tek Ura e Kamenicës, janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë (plastike), ku brenda tyre kishte rreth 15 kg lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Vazhdon puna, për identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.
Sigal