U fut të lahej në lumin Vjosë, mbytet 27-vjeçari

435
Në lindje të fshatit në Novoselë, në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve ‘’Lavatriçja e vjetër’’, 27-vjeçari me inicialet D.Gj, banues në Fier punëtor pranë kësaj pike është futur për tu larë në lumë dhe nuk ka dalë më në breg. I riu ishte nën shoqërinë e kolegut të tij, 53-vjeçarit me iniciale I.I, para se të mbytej në lumë. Kolegu pasi ka vënë re zhdukjen e 27-vjeçarit nga shpërfaqa e ujit ka telefonuar menjëherë sallën operative Vlorë për të kërkuar ndihmë.
Shërbimet e Polumbarëve dhe Policia Kufitare janë njoftuar dhe po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të mbyturit në lumë.
Sigal