U ekzaminua me shenja depresive, ishte vetëm në qeli. Kush është i dënuari që u vetëvar në Fier

506
Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë në burgun e Fierit ku një i dënuar i dha fund jetës. Mësohet se ai është 38-vjeçari me inicialet A.M. nga Qeparoi i Vlorës, i dënuar për vjedhje me 3 muaj burg.
Raportohet se ai qëndronte i vetëm në qeli, jo me persona të tjerë që mund ta kishin parandaluar aktin ekstrem. Po kështu nga autoritetet e burgut flitet për shenja depresive.
“Nga ana e IEVP, Fier, ky person është dërguar për ekzaminim para ngjarjes, pasi ka shfaqur shenja depresive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 të së premtes, ndërsa i dënuari ndodhej në qeli teke, pa persona të tjerë”, bënë me dije burime nga burgu i Fieri.
Dyshimet e para janë se 38-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës pasi nuk ka përballuar dot qëndrimin në qeli.
Sigal