U dhunua nga një banor në Pukë, ndërron jetë pas një muaji elektricisti i OSHEE

Ndërron jetë elektriçisti i OSHEE-së, i dhunuar një muaj më parë në fshatin Zvin të Njësisë Administrative Iballë. Bajram Hyseni ishte në një familje ku po lexonte matësin elektrik kur është goditur barbarisht nga Petrit Marashi 44-vjeç.

Autoritetet lokale të shëndetësisë kërkuan ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë. Policia sqaroi se elektriçisti u dhuna pasi 44-vjeçari dyshonte se i kishin faturuar më shumë kilovat orë energji elektrike sesa ai pretendonte se kishte harxhuar. Prandaj ka goditur me mjete të forta, shtetasin Bajram Hyseni 47 vjeç me detyrë faturist, me banim në qytetin Pukë.