U dështoi vrasja në lokal në Shkodër, kapet atentatori i dytë

524
Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë pas 6 muajsh, bashkëpunëtorin e Besmir Arrsit, atentatorin e dytë që kishte synuar të vriste një person në një lokal në Shkodër në muajin mars. Ai quhet Fatjon Gjokaj, 30 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto. 
Gjokaj u arrestua pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe do të gjykohet për “Vrasje mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal
Vrasja e një 21-vjeçari me iniciale P.N. ishte planifikuar nga Arrsi dhe Gjokaj, i sapoarrestuari, në një lokal, por Policia ishte sinjalizuar me telefon se aty po ndodhte një krim.
Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t’ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Besmir Arrsi, 21 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, F. G., 30 vjeç, banues në Shkodër
Konflikti i dy të arrestuarsi me atë që mund të ishte viktima dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Sigal