U dërgua me helikopter në Tiranë pasi piu fostoksinë, humb jetën 50-vjeçari nga Saranda

460
Sigal

Nuk ka mundur të mbijetojë 50-vjeçari Sali Leka që u vetëhelmua dje më fostoksinë. Burri nga fshati Gjashtë i Sarandës u dërgua në spitalin e qytetit jugor në gjendje të rëndë.

Ai u transportua dje me helikopter në Tiranë në spitalin e toksikologjisë por nuk ka mundur të mbijetojë. Sot familja e të ndjerit ka dhënë lajmin për humbjen e njeriut të dashur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk bëhen të ditura motivet që e çuan 50-vjeçarin drejt aktit ekstrem.