U deportua nga Franca se shkeli vizën, i akuzuari për tentativë vrasje arratiset në Rinas

496
U dëportua nga Franca, shqiptari i arratiset policisë. Burime zyrtare bënë me dije se Arnold Canameti se kishte shkelur vizën e qëndrimit në këtë shtet dhe u deportua nga policia e këtij vendi. Njëherësh Cenameti akuzohet për një tentativë vrasje në Burrel. Sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit është zhdukur në mënyrë të mistershme. Të njëjtat burime pohuan se kanë mundur të gjejnë vetëm pasaportën e tij.

Burime pranë komisariatit Rinas thonë se Cenameti nuk është larguar nga terminali dhe po behën negociata për ta kapur. Fill pas arratisë së Cenametit, policia ka arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për Murat Hysën dhe Ylber Ndoit, të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e Cenametit. Sipas bluve, këta dy persona akuzohen se kanë pritur dhe më pas kanë mundësuar transportimin e të arratisurit. Nga ana tjetër, burimet deklaruan se ka dyshime që në arratinë e shqiptarit janë përfshirë edhe 5 efektivë. Ndërkohë, vijon aksioni për kapjen e tij.
Sigal