U dënua me burg nga gjykata, ekstradohet nga Kroacia 40-vjeçari

433
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kroacia një shtetas për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Burime nga policia thanë se shtetasi Ali (Ezval) DJEZAIRI, 40 vjeç, lindur në Gostivar, u ekstradua pas miratimit të Autoriteteve Kroate të Drejtësisë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.37 datë 28.01.2014, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”
Ngjarja
Më datën 21.01.2014, në Portin e Durrësit, është bllokuar nga Policia një sasi prej 170 kg lëndë narkotike (Cannabis Sattiva), në një kamion me targa Maqedonase. Shtetasi Ali Djezairi dyshohet se është një nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët në këtë trafik. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagrebin, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sigal