U denoncua i zhdukur, Berat, gjendet i mbytur në ujrat e lumit Osum 73 vjeçari

417
Një 73 vjeçar është gjendur i mbytur në lumë mesditën e sotme. 73 vjecari Petrit Zoto, banor i fshatit, Arrëz, në komunën Poshnje u denoncua i zhdukur pasditen e djeshme nga familjarët.
Sipas informacioneve moshuari pasi është larguar nga banesa, ai është parë afër lumit, në dalje të fshatit. Menjëherë pas marrjes së informacionit ekseprtët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pikërisht në bashkimin e dy lumenjëve Osum dhe Devoll.
Trupi i pajetë është nxjerr nga lumi nga polumbarët e RENEAS, dhe është dërgua në morgun e spitalit të Beratit.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Sigal