U arrestua për “shpërdorim detyre”, ja vendimi i Apelit për kryebashkiakun e Lezhës

623
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Por Apeli ka vendosur ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore. Edhe për kreun e qarkut Gjokë Ndoka dhe nënkryetarin e bashkisë, Enver Hafizi gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mohuar akuzat sot në sallën e gjyqit duke u shprehur se është totalisht i pafajshëm.
“Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm. Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm. ATMP vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia. Jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne me shume per vjeljen e takses sesa per verifikim. Kete nuk e bejme ne. Qytetari qe ka kete dokument bashkia ska te drejte firme. Thjeshte ne i percjellim ne Hipoteke. ATMP firmos 20 deri ne 50 ne dite dhe s’kemi mundesi te shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë. Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt te ndryshme. Asnjë nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me këto persona. Dokumentacioni i ATMP persa i perket Hartografise verifikohet nga keshilli i qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.
Sipas Prokurorisë, Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP, ndërsa dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ bashke me vartësit e tij.
Sigal