U arrestua për mashtrim, Italia kërkon ekstradimin e Bottura-s

477
Në një kohë kur italiani Stefano Bottura është arrestuar në Shqipëri për akuzën e mashtrimit kompjuterik, autoritet italiane mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, duke kërkuar ekstradimin e tij në Itali pasi rezulton se në këtë shtet ai është dënuar me 8 vite e 11 vite burg për disa akuza.
Kërkesa e palës italiane ka mbërritur ditën e djeshme dhe se pritet që tashmë ti nënshtrohet procedurave për miratimin ose jo, të kësaj kërkese. Stefano Bottura, në momentin e arrestimit në dhomën e hotelit në “Bulevardi Zogu i Parë”, policia ka gjetur dhe sekuestruar 20 milionë lekë, të cilat mendohet se janë paratë e vjedhura në një bankë të nivelit të dytë në vend.
Përveç parave, hetuesit kanë gjetur një laptop, aparat celular, dy shish konjak disa vjeçar me vlerë 1 milion lekë si dhe disa orë të shtrenjta që sapo i kishte blerë me anë të kartave të kredit të klonuara.
Sigal