Turku bie në prangat në Durrës, i dha 100 euro policit që kalonte e të shkonte në Itali

468
Një qytetar turk që nuk kishte vizë për të hyrë në Itali ka menduar ta kalojë kufirin në portin e Durrësit duke korruptuar policin kufitar me 100€, por tentativa e tij ka dështuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës kanë ndaluar shtetasin turk Mursel Dagli 32 vjeç, pasi është paraqitur sot në S.P.K.M. Durrës për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës.

Në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pasaportës shumën prej 100 €, pasi nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.

Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Sigal