Turisti tregon tmerrin e mbytjes së 25-vjeçares

853
Sigal

Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.

Në një prononcim , mësohet se ai është shprehur se e ka parë trupin e të resë ta merrte rrjedha e ujit por që nuk bënte dot gjë.

Ai tregon se më pas shpëtoi një fëmijë, që vetë dallga ja solli në duar.

“Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar,”- tha ai.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa Tila Sallaku u gjet e vdekur në dalje të kanioneve.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.