Turisti gjerman pëson atak kardiak, humb jetën në plazhin e Golemit

531
Sigal

Një turist me shtetësi gjermane ka gjetur vdekjen në një kompleks turistik në Golem të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar mbëmjen e djeshme. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet O.A, 77 vjeçar.

Policia ka sqaruar se shkaku i vdekjes së turistit gjerman ka qenë një atak kardiak. Turisti gjerman kishte ardhur prej disa ditësh në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.