Tufinë, plagoset me armë zjarri punonjësi social në Qendrën e Komunitetit rom

447
Sigal

Punonjësi
social në Qendrën e Pritjes së Komunitetit Rom në Tufinë është plagosur me armë
zjarri, tip kallashnikov, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës
17:15, afër qendrës së pritjes, ku pas një konflikti të çastit, një pjesëtar i
komunitetit rom që rri në këtë qendër, ka qëlluar më armë ndaj 30-vjeçari V.P.

Ky i fundit, punonjës social në
këtë Qendër, është dërguar me urgjencë në QSUT, pasi është plagosur në pjesën e
pasme të qafës.

Sakaq, policia është vënë në
ndjekje të autorit, ende i paidentifikuar, i cili është larguar bashkë me armën
e përdorur.