Trupi i Katsifas vishet me uniformën ushtarake që mbante kur u ekzekutua nga RENEA, detaje nga ceremonia. Policia merr masat

703
Sigal

Mesohet se trupi i ektremistit grek Kostandinos Ktasifas ndodhet në agjencinë e funeralit në Zervat dhe pritet që të tërhiqet nga familjarët në mesditë për në banesën e tij në Bularat.

Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 11. Në ceremoni pritet të marrin pjesë rreth dy mijë persona që priten të vijnën nga Greqia.

Trupi i Kostandinos Katsifas do do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniform ushtarake, pikërisht uniformën që mbante kur u ekzekutua nga RENEA.

Ndërkohë policia vendore e Gjirokasttrës në bashkëpunim dhe me atë të Tiranës kanë marrë të gjitha masat ruajtjen e rendit gjatë ditës së nesërme, ku të pranishëm pritet të jenë edhe pjesëtarë të ‘Agimit të Artë’.