Tropojë, shpërthim në një restorant

50
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një bar-restorant të ndodhur në Bujan të rrethit të Tropojës. Nga informacionet paraprake të uniformave blu, sasia e eksplozivit është vendosur në vendin e quajtur ‘Ura e Bujanit’, biznes në pronësi të shtetasit me inicialet I.M., banues në Bujan të Tropojës. Policia njofton se nga shpërthimi nuk ka dëmë në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes me të marrë njoftimin dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj.