Tropojë, shpërthim në Drejtorinë Arsimore, vetëm dëme materjale

428
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit 2015, në oborrin e Drejtorisë Arsimore të Tropojës. Burime nga policia bëjnë me dije se persona të paidentifikuar, rreth orës 23:00, të mbrëmjes kanë vendosur një granatë, e për pasojë janë regjistruar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për nisjen e hetimeve. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ndonjë shkarkim nga puna të ndonjë mësuesi apo jo, por një pistë e tillë është duke u hetuar nga policia. Policia ka marrë në pyetje drejtuesit e institucionit në fjalë, të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e sulmit. Ndërkohë, po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Sigal