Tropojë, ndalohet një doganier për shpërdorim detyre

178
Policia e Tropojës ka njoftuar ndalimin e një doganieri me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe arrestimin e dy shtetasve me akuzën e kontrabandës me mallra të tjera, në bashkëpunim. Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 2 ton e 90 kg domate. Doganieri i ndaluar është Jeton Markaj, 26 vjeç, banues në fshatin Tetaj të Tropojës, me arsim të lartë, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Morinë. Duke qenë në detyrë nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa AA 065 EI, në pronësi të shtetasit Nertil Riza, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 2 ton e 90 kg domate, automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës në Qafë-Morinë. Personat e arrestuar janë Shyqiri Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Paqe, dhe Nertil Riza, 25 vjeç, banues në fshatin Luzhë.