Tropojë, makina bie në Valbonë Një grua e pajetë, një i humbur

516
TROPOJË – Një aksident i rëndë është shënuar këtë mëngjes në Urën e Dragobisë kur një automjet në të cilin udhëtonin katër persona ka rënë në lumin e Valbonës. Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk mësohet, një tjetër rezulton i humbur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se dy personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Bajram Currit, ndërsa ende nuk dihet fati i personit të katërt, i cili ende nuk është gjetur nga policia dhe nuk dihet nëse mund të jetë gjallë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë 
Sigal