Tropojë/ Dy persona me maska i zënë pritë me kallashnikov, plagosen dy të rinj

611
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor që lidh Dushajn me Lekbibajn në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës” janë plagosur me armë zjarri dy të rinj, përkatësisht Fatjon Markaj 26 vjeç dhe Ermal Rosaj 26 vjeç. Të dy shtetasit po udhëtonin me një mjet tip kamionçinë ku i kanë dalë pritë në rrugë dy persona me maska të cilët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre duke i lënë edhe të plagosur.
Më pas dy agresorëve i është bllokuar arma dhe kanë nxjerrë nga kamioni dy të plagosurit duke i goditur me qytën e armës. Veprimi i fundit i dy agresorëve ka qenë djegia e kamionçinës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Sigal