Tropojë/ Dhunoi të motrën, arrestohet 28-vjeçari

426
Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me akuzën e dhunës në familje. Shtetasi Ndriçim Ndrepepaj, banues në fshatin Cërrnicë u prangos nga blutë e Bajram Currit pasi për motive të dobta ka goditur me mjete të forta motrën e tij, shtetasen D.N., 41 vjeçe, banuese ne Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “dhuna në familje”.
Sigal