Tropojë, asgjësohen 900 rrënjë kanabis, në hetim kryeplaku i fshati Kërrnajë

572
Kryeplaku i fshatit Kërrnajë në Tropojë do të procedohet penalisht, pas gjetjes së dy parcelave me 900 rrënjë bimë narkotike.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Kërrnaja 3” janë gjetur parcelat e mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush”.
Kryeplaku i fshatit, M.K do të hetohet në gjendje të lirë në akuzën e moskallëzimit të krimit. Bimët janë asgjësuar në vend me djegie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal