Tropojë/ Asgjësohen 4.000 bimë kanabis, dy persona në pranga

473
Efektivët e Komisariatit Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë ushtruar kontrolle në territorin e fshatit Gri të Tropojës. Si rezultat i kontrollit u konstatuan dhe asgjësuan 4.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në dy parcela. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike, konkretisht: Avni Muldaka, 54 vjeç, lindur në fshatin Gri, Tropojë, banues në Elbasan dhe Gazmend Zenelaj, 42 vjeç, lindur në fshatin Markaj, Tropojë, banues në Tiranë.
Sigal