Tronditet Klosi/ 50-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

622
Sigal

E dielë tronditëse për banorët e bashkisë së Klosit. Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas raportimeve nga policia lokale,  50-vjeçari me iniciale M.H. është vetëvarur në afërsi të banesës së tij, në një pemë.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar policinë.

Grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Abaz Muça ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që e çuan 50-vjeçarin drejt vetëflijimit.