Tronditet Fushë Kruja, të shtëna në mes të qytetit, 2 të rinj tentojnë të ekzekutojnë ‘hasmin’

485
Të shtëna armësh kanë tronditur sot në mesditë, qytetin e Fushë Krujës. Dy të rinj, Bledar e Bardhok Gjini kanë qëlluar Eduard Gjnajn, por nuk e kanë plagosur.

Pas kësaj, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në kërkim të tyre.

Mësohet se këta persona kanë pasur konflikt me njeri-tjetrin prej mëse një viti dhe jo më larg se tre ditë më parë janë rrahur me njeri-tjetrin me mjete të forta.
Sigal